image ​Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur se në Washington nuk do të ketë “thika mbi harta”

Politikë

​Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur se në Washington nuk do të ketë “thika mbi harta”

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja në Washington është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai ka thënë se LDK i ka besuar SHBA-së dhe Grenellit që nga fillimi dhe se ka qenë i bindur se në Washington nuk do të ketë ndarje, por as ndryshim të kufijve.

Më tej, Mustafa është shprehur se edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, për të cilët tha se po pretendojnë se marrëveshja është e dëmshme, e dinë dhe e kanë ditur se në Washington nuk do të ketë “thika mbi harta” e as ndarje.

“Mendoj se ka qenë e qartë edhe për z. Kurti, edhe për znj. Osmani, se nuk ka ndarje. Apo, të shprehem me gjuhën e Kurtit, që s’ka thika mbi tavolinë”, ka thënë kreu i LDK-së në T7.

Ish-kryeministri Mustafa ka insistuar se marrëveshja e arritur më 4 shtator është e dobishme për Kosovën, por edhe për Serbinë dhe në përgjithësi për vendet e Ballkanit Perëndimor. /Gazeta Sinjali/