image ​Ministri Likaj e takon ambasadorin italian, diskutojnë nismat praktike për fuqizimin e arsimit

Arsim

​Ministri Likaj e takon ambasadorin italian, diskutojnë nismat praktike për fuqizimin e arsimit

news image

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar sot me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Përmes një postimi në Twitter, diplomati italian tha se ata diskutuan nismat praktike për fuqizimin e mëtejmë në fushën e arsimit dhe shkëmbimin mes studentëve, mësimdhënësve, studiuesve dhe universiteteve tona.

“Sot pata një takim të frytshëm me ministrin Ramë Likaj. Diskutuam nismat praktike për fuqizimin e mëtejmë në fushën e arsimit dhe shkëmbimin mes studentëve, mësimdhënësve, studiuesve dhe universiteteve tona”, ka shkruar Orlando.