image ​Mehaj: SHBA mbështet tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së

Kosovë

​Mehaj: SHBA mbështet tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së

news image

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë (ISG) nga SHBA të kryesuar nga Keith Dunn, të cilët sot vazhdojnë ciklin e radhës të këshillë-dhënies njëjavore në Ministrinë e Mbrojtjes.

Mehaj me këtë rast ka shprehur mirënjohje për punën në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për hartimin e politikave, planifikim dhe instrumentet tjera të nevojshëm për realizimin efektiv të procesit të tranzicionit dhe zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Me ekspertët amerikanë do të vazhdojmë suksesshëm edhe më intensivisht drejtë realizimit të vizionit tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

/GazetaSinjali/