image ​Liverpooli ende me shpresë për të siguruar shërbimet e Alabas

Futboll

​Liverpooli ende me shpresë për të siguruar shërbimet e Alabas

news image

Klopp është fans i madh i mbrojtësit të Bayernit, David Alabas.

Real Madridi mbetet ende si skuadra më favorite për të nënshkruar me mbrojtësin David Alaba, por Liverpooli si duket ende është në garë për shërbimet e lojtarit të Bayern, raporton “Bild”.

Jurgen Klopp i duhen përforcime në repartin e mbrojtjes, ku po shikon që të arrijë një marrëveshje me reprezentuesin austriak, kontrata aktuale e të cilit skadon në fund të këtij edicioni.

Alaba këtë edicion ka bërë 15 paraqitje në Bundesliga, dhe ka arritur të regjistrojë një gol për skuadrën e Bayern Munich.

/Sporti në Sinjali/