image ​Limaj ka një kërkesë të veçantë për Kurtin

Kosovë

Siguri/ ​Limaj ka një kërkesë të veçantë për Kurtin

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj e ka quajtur shqetësuese rritjen e rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur po kaq shqetësuese injorimi që po i bën Qeveria në detyrë qytetarëve të kësaj komune, që janë më të rrezikuarit në nivel vendi.

Limaj me këtë rast i bën thirrje prapë kryeministrit në largim Albin Kurti që konform përgjegjësive të ndihmojë komunën e Malishevës duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim të parandalimit të rasteve të reja.

Ai ka bërë të ditur se është në kontakt te vazhdueshëm me kryetarin e Malishevës Ragip Begaj dhe udhëheqjen komunale, të cilët janë të angazhuar maksimalisht në funksion të menaxhimit të situatës së krijuar dhe i falënderon për punën që po e bëjnë.

Postimi i plotë:

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Malis hevës është e shqetësuese.

Po kaq shqetësuese është injorimi që po i bën qeveria në largim qytetarëve të kësaj komune, që janë më të rrezikuarit në nivel vendi.
Kjo komunë më shumë është ndihmuar nga njerëzit vullnetmirë se sa që e ka ndje dorën e shtetit në këtë kohë pandemie.

I bëj thirrje prapë kryeministrit në largim, që konform atyre përgjegjësive që ka, të kthej vëmendjen nga kjo komunë dhe të merr të gjitha masat në mënyrë që të parandalohen raste të reja.

Në anën tjetër, jam në kontakt te vazhdueshëm më kryetarin Begaj dhe udhëheqjen komunale të cilët janë të angazhuar maksimalisht në funksion të menaxhimit të situatës së krijuar.
I shpreh mirënjohjen time kryetarit Begaj, Shtabit Emergjent dhe kryetarëve të fshatrave për punën që po e bëjnë.

Të nderuar bashkëvendës,
Ju lutem shumë, respektoni në përpikëri udhëzimet e profesionistëve.
Bashkë do ia dalim!

#rriNshpi