image ​Komunat mbjellin Pemët Olimpike me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit

Sporte të tjera

​Komunat mbjellin Pemët Olimpike me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit

news image

Me rastin e shënimit të 5 qershorit, ditës botërore të sportit dhe ambientit, Komunat e Kosovës kanë mbjellur pemët e tyre olimpike në hapësirat e kampusit universitarë në Prishtinë.

Ky aktivitet ishte i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, dhe të pranishëm ishin të gjitha komunat e Kosovës.

I pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani me këtë rast u shpreh se me këtë rast po dëhsmohet bashkëpunimi tejet i mirë në mes të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të komunave duke mbjellur nga një pemë në shenj të kësaj dite.

“Jemi këtu për të shënuar ditën e sportit dhe të mjedisit. Një ditë e cila është shumë e rëndësishme për sportistët dhe nga kjo ne duam që ti mbjellim pemët olimpike të Komunave dhe janë këtu shumica e komunave të Kosovës, të cilët kanë ardhur dhe në këtë formë ne duam ta demonstrojmë bashkëpunimin që e kemi edhe me rektoratin por edhe me komunat e qyteteve të ndryshme të Kosovës. Kjo ditë është ditë e veçantë dhe simbolika e mbledhjes së komunës të përçohet tek çdo qytetar i Kosovës që të mbjellin, fara e kësaj kulture që secili qytetar ti kushtojë rëndësi mjedisit”, deklaroi Hasani.

Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”. Marjan Demi u shpreh se së bashku me KOK-un dhe komunat e Kosovës do të mundohen që sa më shumë ta ruajnë ambientin, si dhe ky ambient të jetë në dispozicion për sportistët tanë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jetojmë në një periudhë të zhvillimit shumë të hovshëm dhe shumë dinamik të teknikës, të teknologjisë dhe fushave tjera dhe si pasojë edhe kemi një ambient të ndotur. Natyrisht që kemi edhe të mira prej gjithë këtyre zhvillime, por ajo që UP është duke bërë dhe ka mison që në bashkëpunim me institucionet tjera, me KOK-un kemi bashkëpunuar e tha edhe kryetarit…..Sepse kemi nevojë dhe mundemi kemi të gjitha potencialet që ta bëjmë një ambient më të bukur dhe më të këndshëm që komunat kur të vijnë do të shkruajnë nga një mbishkrim”, tha Demi.

Ndërkohë përfaqësuesi i komunave si dhe kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi u shpreh tanimë komunat do të kenë edhe më shumë përgjegjësi për ruajtjen e ambientit në Kosovë.

“Sot këtij aktiviteti simbolik përkrahje të ditës së sportit dhe mjedisit ju kanë bashkuar edhe komunat e Kosovës me mbjelljen e pemëve të cilat sot do të bëhen këtu në kampusin universitar të cilat do të mblidhen në këtë vend, tempull të dijës, çka edhe na bashkon si përfaqësues i këtyre organizatave por edhe njëkohësisht na bënë edhe më përgjegjës për sportin e përgjithshëm në Kosovë por edhe për ambientin në të cilin sot jetojmë. Unë konsideroj që Komunat nga sot marrin akoma edhe më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e ambientit”, u shpreh Kuçi.

Pema e parë e cila u mboll nga drejtuesit e KOK-ut iu kushtua ish-presidenti të Komitetit Olimpik të Evropës, Slloveni Kocijançiq i cili vdiq ditë më parë dhe i njëjtë u nderua me një minutë heshtje nga të pranishmit.

Kujtojmë që para mbjelljes së pemëve Olimpike nga komunat e Kosovës, presidentit i Komitetit Olimpik së bashku me ministren për kulturë, rini dhe sport, Vlora Dumoshi mbollën pemën Olimpike në kopshtin pranë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport