image ​Komisioni për Shëndetësi kërkon mbështetje financiare për tërë stafin mjekësor dhe mbështetës

Kosovë

Vendim/ ​Komisioni për Shëndetësi kërkon mbështetje financiare për tërë stafin mjekësor dhe mbështetës

news image

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka kërkuar nga qeveria dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që në vendimin e Qeverisë në detyrë për mbështetje financiare shtesë për punonjësit shëndetësorë, të përfshihet tërë stafi profesional mjekësor dhe ai mbështetës dhe jo mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore brenda vendit.

Komisioni nëpërmjet një komunikate thotë se është njoftuar për reagimin dhe kërkesën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me paqartësinë e vendimit të Qeverisë për mbështetje shtesë financiare për punëtorët e sistemit shëndetësor.

“Nisur nga fakti se sistemi shëndetësor në vendin tonë funksion në mënyrë zingjirore dhe në vete ngërthen angazhimin e stafit profesional mjekësor por edhe stafit tjetër mbështetës, si Komision Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbështesim kërkesën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Me qëllim që të mos kemi shkëputje të hallkës së funksionimit të sistemit shëndetësor në ketë kohë kur pandemia Covid-19 po merr çdo ditë dimension të ri, kërkojmë nga qeveria dhe Kryeministri në detyrë, Kurti, që në vendimin e Qeverisë në detyrë për mbështetje financiare shtesë për punonjësit shëndetësorë, të përfshihet tërë stafi profesional mjekësor dhe ai mbështetës jo mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore brenda vendit”, thuhet në komunikatë.

Kjo mbështetje do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të të gjithë atyre që janë të angazhuar në sistemin shëndetësor.