image ​Hoti: Qeveria në detyrë do të angazhohet për ngritjen e cilësisë në arsimim

Arsim

​Hoti: Qeveria në detyrë do të angazhohet për ngritjen e cilësisë në arsimim

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se Qeveria në detyrë e Kosovës do të angazhohet dhe do të vazhdojë të përkrahë ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Postimi i plotë:

Të gjithë mësimdhënësve urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit!Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër vite, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në kohë dhe rrethana jo gjithnjë te favorshme gjatë historisë tonë.

Respekt i veçantë për mësimdhënësit që mbajtën gjallë entuziazmin dhe idealin për liri e pavarësi gjatë viteve të 90-ta.

Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues, kur vendi ynë sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Të gjithë mësimdhënësve ju përcjelli urimet më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë për punën dhe kontributin tuaj të çmuar! Gazeta Sinjali/