image ​Haradinaj viziton pikën kufitare në Merdare

Kosovë

Kryeministri/ ​Haradinaj viziton pikën kufitare në Merdare

news image

Në ditën e fundit të vitit 2019, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, e ka vizituar Merdaren ku është njohur me punën që po kryen policia dhe Dogana e Kosovës në këtë pikë kufitare me Serbinë, e cila është e njohur për nga frekuentimi i madh i udhëtarëve sidomos gjatë kohës së pushimeve.

Ai me këtë rast ka uruar pjesëtarët e Policisë dhe Doganës së Kosovës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e madh gjatë gjithë vitit që po e lëmë pas.

Haradinaj ka folur edhe rreth mos implementimit të IBM-së nga ana e palës serbe sipas marrëveshjes së Brukselit për rregullimin e infrastrukturës në këtë pikë kufitare.

Ndryshe, Prishtina dhe Beogradi, më 2012 kanë nënshkruar marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, patën nënshkruar në Bruksel para pesë vjetësh marrëveshjen për ndërtimin e 6 objekteve të përhershme kufitare të njohura si IBM, ndërtimi i të cilave financohet nga BE me 21 milionë euro.  

Edita Tahiri, e cila ka kryesuar ekipin negociator të Prishtinës, marrëveshjen e pati  konsideruar shumë e rëndësishme, me të cilën, siç ka thënë ajo,  rrumbullakohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së IBM-it (Menaxhimit të Integruar të Kufirit) dhe të Protokollit Teknik, gjë e cila ende nuk ka gjetur zbatim nga pala serbe. /Gazeta Sinjali/