image ​Evropa shënon Ditën për të Drejtat e Pacientit

Evropë

​Evropa shënon Ditën për të Drejtat e Pacientit

news image

18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit.

Gjithashtu, qëllim i kësaj dite është të punohet edhe për njohjen dhe zbatimin e saj nga personeli mjekësor.

Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, aksesin në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim, etj./Gazeta Sinjali/