image ​Buxheti i Kosovës hidhet në votim në mesnatë

Kosovë

Ekonomi/ ​Buxheti i Kosovës hidhet në votim në mesnatë

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se duhet pritur për një ose dy orë, që të votohet për lexim të dytë Projektligji i buxhetit për vitin 2020.

Ajo tha se janë në pritje të rekomandimit nga Komisioni për Buxhet.

Seanca për votimin e buxhetit të Kosovës është thirrur e jashtëzakonshme sot në orën 15:00 për shkak të përhapjes në vend të pandemisë koronavirus.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes iniciuan një mocion për shmangie nga afatet procedurale dhe të shkohet me procedurë të përshpejtuar në votim, diçka që u kundërshtua nga partitë opozitare.

Mocioni u votua pa prezencën e opozitës në sallë, çka pastaj ngjalli debat mes deputetëve ku opozita kritikoi pushtetin se po e shfrytëzojnë gjendjen e jashtëzakonshme për të kaluar buxhetin pa u japur mundësi deputetëve të shprehin qëndrimet e tyre.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2 miliardë e 357 milionë euro./GazetaSinjali/