image ​Berisha ia “ngatërron” mbiemrin Sveçlës e quan “Sfeklla”

Politikë

​Berisha ia “ngatërron” mbiemrin Sveçlës e quan “Sfeklla”

news image

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, derisa po fliste për një video për fshatin Karaqevë, ia ka ”ngatërruar“ mbiemrin Xhelal Sveçles, duke e quajtur “Sfeklla”.

“E kam një pyetje direkte, sa ke kryeministër Albin Kurti, e kam pa një incizim pikërisht në fshatin Karaqevë. Forcat ndaq të ushtrisë ndaq të xhandarmërisë, po e kam pa videon që kanë qenë në fshat dhe nuk e çeli gojën kërkush, a ke qenë ti ministër në detyrë apo ka qenë duke të zëvendësuar Xhelal Sfeklla”, ka thënë Berisha.

I menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci, e cila i tha Bekë Berishës që edhe nëse nuk e di mbiemrin e Sveçles e mëson, ngase sipas saj Berisha ka kohë ta mësojë sepse është akoma i ri.

“Zotëri Bekë, spo di a nuk po e din mbiemrin a të vyen me mësu. Mëson je i ri”, ka thënë Nagavci. /Gazeta Sinjali/