image ​BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID

Evropë

​BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID

news image

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze Sanofi për të siguruar 300 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit, tha Komisioni Evropian.

Deklarata u lëshua pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të ndanin 2.1 miliardë dollarë për kompanitë Sanofi dhe GSK, për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se BE do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine efektive, transmeton AFP.

Në deklaratë thuhet se KE, i cili negocioi me kompaninë franceze, do t’i lejojë anëtarët e BE-së të blejnë vaksinën pasi të provohet të jetë e sigurt dhe efektive.

Qeveria franceze përshëndeti deklaratën e Komisionit Evropian si një “hap vendimtar” në luftën kundër pandemisë. /Gazeta Sinjali/