image ​96 vjet nga vdekja e “Dantes së shekullit 20”

Kosovë

​96 vjet nga vdekja e “Dantes së shekullit 20”

news image

Më 3 qershor 1924, në Austri vdiq shkrimtari Franz Kafka, lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.

Krijimtaria e tij artistike përbëhet nga tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi. 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji, pjesën tjetër e la me testament që të digjej dhe Kafka si shkrimtar më tepër tërhoqi vëmendje pas vdekjes sesa kur ishte gjallë.

Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo “Dante i shekullit 20”, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin “Metamorfoza”, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.