image ​86 raste të reja me koronavirus në Kroaci, më së shumti në Zagreb

Evropë

​86 raste të reja me koronavirus në Kroaci, më së shumti në Zagreb

news image

Në 24 orët e kaluara, 86 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Kroaci, bazuar në 1 mijë e 381 mostra të testuara, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 738, derisa numri më i lartë i pacientëve të rinj është në Zagreb me 31 raste.

Që nga fillimi i epidemisë, 5 mijë e 224 raste të koronavirusit janë regjistruar në Kroaci, dhe 145 njerëz kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/