image ​61 raste të reja me COVID-19 në Kroaci

Evropë

​61 raste të reja me COVID-19 në Kroaci

news image

Në 24 orët e fundit, 61 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kroaci nga 727 persona të testuar.

Aktualisht janë 586 raste aktive të sëmundjes, njoftoi sot Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Ndër rastet aktive, 121 pacientë janë në spital, nga të cilët tetë janë duke u trajtuar me respiratorë. Nuk ka viktima sot.

Që nga 25 shkurt, kur është regjistruar rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë infektuar 5 mijë e 604 persona, 157 prej të cilëve kanë vdekur, dhe 4.861 janë shëruar.

Aktualisht janë 2 mijë e 8 persona në izolim. Deri më tani, janë testuar gjithsej 128 mijë e 132 persona. /Gazeta Sinjali/