image ​6 vjet nga votimi i Qeverisë Mustafa

Politikë

​6 vjet nga votimi i Qeverisë Mustafa

news image

Sot bëhen gjashtë vjet që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Në nisje të seancës, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.

Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenim u miratua qeveria e re e Kosovës. Ndërsa, në mesditë është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Votimi i qeverisë, ndodhi një ditë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor të 2014-së, në mes të Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Kurse, më vonë qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare por edhe nga PDK.

/Gazeta Sinjali/