image ​Të flesh me sytjena: E mirë apo e keqe për shëndetin?
[wp-story id="814678"]

Shëndeti

​Të flesh me sytjena: E mirë apo e keqe për shëndetin?

news image

Ndërsa disa gra ëndërrojnë të heqin sytjenat e tyre sapo të kthehen nga puna, të tjera i veshin ato 24 orë në ditë. A është i mirë gjumi me sytjena për ne?

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, kur i referohemi shkencës, mund të themi se nuk ka studime mjekësore që tregojnë ndonjë efekt negativ të gjumit me sytjena.

Në fakt, femrave me gjoks më të madh u rekomandohet edhe të veshin sytjena.

“Veshja e një sytjene sportive ose pa tela kur flini do të ndihmojë në kufizimin e lëvizjes së gjinjve tuaj gjatë gjumit, gjë që lehtëson dhimbjen e gjoksit dhe çon në gjumë më të mirë,” tha kirurgia Regina Hampton, e cila themeloi Studion e Kujdesit të Gjirit në Uashington.

Edhe doktoresha Terri-Ann Samuels, e cila beson se “vënia e sytjena gjatë gjumit është e dobishme për sa kohë që nuk na pret dhe ndërpret qarkullimin”.

Ajo thekson se nuk ka të dhëna të publikuara që të ketë ndonjë dëm nga gjumi me sytjena, siç janë efektet e kancerit të gjirit, qarkullimi i dobët i gjakut apo ngadalësimi i rritjes së gjirit.

“Nëse ka ndonjë arsye për shqetësim, është thjesht se nuk duhet të vishni sytjena shumë të ngushta ose të prera në lëkurë, gjë që mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe gjumë të shqetësuar”, shtoi Samuels.

/GazetaSinjali/