COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Shëndetësi/ ​Shpend Ahmeti jep detaje për 59 vjeçarin nga Prishtina që vdiq nga koronavirusi

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti është deklaruar në një status në Facebook pas dy rasteve të rasteve me vdekje nga koronavirusi në Kosovë, njëri prej të cilëve nga kryeqyteti.

Ai ka thënë se S.N., i cili vdiq sot nga COVID-19, ka jetuar në gjendje të rëndë sociale për vite të tëra në kontejnerë në Fushën e Pajtimit dhe se nuk kishte familjarë dhe sëmundje të rënda kronike.

“Në vitin 2015 nevojiteshin negociata për t’i larguar ato familje nga kontejnerët. Edhe pse premtonim pagesën e qerasë, familjet në gjendje të rëndë frikësoheshin ta lenin kontejnerin e vet për një banesë me qira duke mos iu besuar institucioneve. Që atë vit, S.N. e kemi vendos në banesë me qira në Prishtinë. Pacient i rregullt i urgjencës dhe qendrave tona të mjekësisë familjare. Disa miq, dhe fqinjët i dërgonin edhe ushqim dhe kujdeseshin për të. Kështu ndodhi edhe javën e k aluar kur njëri prej fqinjëve na lajmëroi që pacienti ishte keq dhe se ka nevojë për ndihmë. Gjatë kësaj periudhe ekipet tona kanë vizituar S.N. disa herë për shkak të sëmundjeve kronike”, shkruan Ahmeti.

Ai thotë se gjatë trajtimit të këtij rasti janë ndërmarrë të gjitha masat e protokollit dhe pavarësisht se nuk kishte simptoma, mjekët gjatë testimit zbuluan se S.N. ishte pozitiv me COVID-19 dhe ai vdiq më vonë në Klinikën Infektive nga komplikimet e sëmundjeve.

“Ky status nuk ishte vetëm për t’iu kujtuar rreziqet nga virusi. Ky status ishte për ta kujtuar një qytetar të Prishtinës, i cili kishte jetë të vështirë, shumë më të vështirë se sa që të gjithë ne mund ta imagjinojmë. Me sëmundje, pa të ardhura, pa familje. Meqenëse ka pak njerëz që mund ta kujtojnë, e edhe më pak njerëz që mund ta varrosin, ta kujtojmë të gjithë së bashku, e me këtë edhe të mendojmë për virusin, por edhe më shumë për solidaritetin”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, Kosova deri më tash ka 145 raste të konfirmuara me koronavirus, 23 prej tyre janë shëruar dhe tre kanë vdekur, dy prej tyre sot. Në Prishtinë, ndërkaq janë gjithsej 22 të prekur me COVID-19.


Shpërndaje artikullin