COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Botë/ ​Rritet numri i rasteve të reja në Kroaci, një person vdes nga koronavirusi

news image

Në Kroaci janë konfirmuar 40 raste të reja me koronavirus në 24 orët e kaluara dhe një person tjetër ka vdekur, sipas Selisë Qendrore Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“Në Kroaci, në periudhën e kaluar 24-orëshe, kemi 40 pacientë të rinj pozitivë, që do të thotë se kemi gjithsej 1.222 pacientë,” tha ministri i Shëndetësis, Vili Beros.

Ai shtoi se 11.464 mostra janë testuar deri më tani, nga të cilat 617 në 24 orët e kaluara.

“Për fat të keq, ne kemi një pacient të vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, një burrë të moshës së mesme që nuk ishte më parë i sëmurë. Ne kemi 372 shtruar në spital dhe 130 të shtruar në spital, që është pesë më shumë sesa dje”, tha Beros./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin