image ​Nagavci i reagon LDK-së: Bashkë me ata që e kapen shtetin po i përgatitni puç VV-së - Sinjali

Politikë/ ​Nagavci i reagon LDK-së: Bashkë me ata që e kapen shtetin po i përgatitni puç VV-së

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, thotë se akuzat që Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë kundrejt aktivistëve të VV-së, për kinse fushatë linçuese kundër ShBA-së, janë plotësisht të pavërteta.

Sipas saj këto akuza po bëhen si parapërgatitje për një “puç”, nga partia në fjalë teksa u shpreh e e habitur duke thënë se “sa poshtë ka rënë LDK-ja me këto akuza të pabaza”.

 “Është jo veç se e pakuptueshme për mua, por është e habitshme se sa poshtë kanë ra një subjekt si LDK-ja edhe në llumin ku ata tashmë janë zhytur vetë, mundohen që të përhapin balt për gjithë të tjerët. Është vërtet e pakuptueshme se si mundën që të përdorin artikuj të tillë duke qenë se, në se e shihni se cilit artikull i referohen, është një artikull krejtësisht i pavërtetë dhe që e merr si objektiv një lajm të publikuar në një faqe mbështetësve të një subjekti tjetër, për më shumë ata janë nisur prej komenteve në komente, domethënë është krejtësisht e ulët, e pa vërtetë”, thotë Nagavci.

Ndër të tjerash Nagavci deklaroi se, veprimet e një partie si LDK, e cila ka marrë mbështetjen e popullit janë shumë të ulëta.

 “Gjithë kjo që po ndodhë, ky harmonizim i LDK-së, i disa prej gazetave është veç ajo që në fakt është parapërgatitje për atë që po mundohen të bëjnë, një ‘puq’ duke u mund uar që të krijojnë aleanca me ata që deri dje i kanë quajtur kapës të shtetit. Është shumë e ulët duke ditur që kanë pasur mbështetje popullore dhe duke besuar që në LDK, ka njerëz shumë racional dhe të përgjegjshëm të kemi një reagim të tillë publik”, thotë Nagavci

Tutje ajo thotë se, VV nuk do të bie në llumin ku është zhytur LDK-ja.

LDK përmes një komunikate për media, këtë të shtunë, tha se e dënon ashpër fushatën e ulët linçuese, e cila po zhvillohet në rrjetet sociale apo përmes deklaratave politike, e orkestruar, qoftë drejtpërdrejt përmes aktivistëve politikë apo forma tjera indirekte, ndaj aleatit të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe personaliteteve të SHBA-ve./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: