image ​Kryeministri Kurti sot në Bruksel - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

​Kryeministri Kurti sot në Bruksel

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndroj sot në Bruksel.

Për shkuarjen në Bruksel Kurti ka thënë takimi i sotëm nuk është dialog me Serbinë por vetëm darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që njëherazi është edhe zëvendës president i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Kështu ka deklaruar Kurti para deputetëve të hënën ku edhe prezantoi programin qeverisës.

Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por është darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që njëherazi është edhe zëvendës president i Komisionit Evropian, Borrell. Mos liberalizimi i vizave është çështje politike, nuk është çështje teknike meqenëse kriteret janë teknike e ato tashmë janë plotësuar, imazhi nuk është kriter teknik por është bërë pengesë politike. Ne i kemi plotësuar kriteret por qytetarët e Republikës nuk e kanë hall sa i kemi plotësuar ne kriteret por a po hiqen vizat a nuk po hiqen. Prandaj edhe është ky dyzim, dyzimi nuk është në programin tonë, është në situatën kundërthënëse të vet Bashkimit Evropian të cilën ne duhet ta adresojmë”, ka thënë Kurti.

Në fund të muajit prill, Kryeministri Kurti ka qëndruar në vizitë dy ditore në Bruksel ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, më 26 prill deklaroi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 11 maj, por që Kurti para mediave në Bruksel ishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin