image ​Italia do të sjellë ekipin mjekësor-ushtarak në mbështetje të Kosovës kundër koronavirusit - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15063

Të shëruar

12570

Të vdekur

613

​Italia do të sjellë ekipin mjekësor-ushtarak në mbështetje të Kosovës kundër koronavirusit

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, sot pati një telefonatë të frytshme me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.

Në këtë telefonatë u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, për dialogun Kosovë-Serbi dhe emergjencën COVID, duke përfshirë ekipin mjekësor-ushtarak në ardhje për të mbështetur përpjekjet e Kosovës kundër virusit.

Kështu ka njoftuar ambasadori i Italisë në Kosovë, Nikola Orlando, përmes një postimi në Twitter, ku ka theksuar se partneriteti mes dy vendeve është gjithnjë në rritje./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin