COVID-19

Të infektuar

1052

Të shëruar

820

Të vdekur

30

​Edhe 5 raste të reja me koronavirus, shkon në 145 numri i përgjithshëm

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetëisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 145 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

“Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facrbook.

IKSHKPK-ja ka theksuar se rastet poiztive janë raste kontakti, ku 3 janë nga malisheva dhe një nga Gjakova, me vendbanim në Smerkonicë të Vushtrrisë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, theksohet në njoftim./GazetaSinjali/

PESË RASTE ME COVID-19! Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Sonntag, 5. April 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: