image ​Deklaratat e ministrit Murati për veteranët e UÇK-së e nxisin PSD-në për protestë - Sinjali

​Deklaratat e ministrit Murati për veteranët e UÇK-së e nxisin PSD-në për protestë

news image

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka paralajmëruar protestë me datën 6 korrik me kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, kryetari i PSD, Dardan Molliqaj bëri të ditur se protesta do të mbahet me 6 korrik me fillim nga ora 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet”, tha ai.

Sipas Molliqaj, Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin