image ​Ancelotti i përgjigjet Kloppit në lidhje me ankesat për golin e anuluar - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

17009

Të shëruar

14716

Të vdekur

656

​Ancelotti i përgjigjet Kloppit në lidhje me ankesat për golin e anuluar

news image

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, iu ka përgjigjur trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili pas ndeshjes u ankua në lidhje me vendimin e VAR -it për ta anuluar golin e minutave shtesë të “The Reds” për pozitë jashtë loje.

“E shikova disa herë dhe nuk pashë se ishte pozitë jashtë loje”, deklaroi tekniku gjerman pas ndeshjes.

E menjëhershme ishte përgjigjja e Carlo Ancelotti i cili deklaroi:

“Ne mund të kemi perspektiva të ndryshme të vlerësimit mbi situata të caktuara, por VAR është aty për të marrë vendime dhe këtë duhet ta bëj. Unë e kuptoj se Klopp nuk është i lumtur, por nga ana tjetër, i lumtur jam unë.”, ishin fjalët e trajnerit italian.


Shpërndaje artikullin